E rëndë: Ky është 55-vjeçari që vdiq pasi e goditi rrufeja në Prizren, ishte duke punuar me traktor

Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Petrovë të Prizrenit, ku një person vdiq pasi u godit nga rrufeja. Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që humbi jetën është Rexhep Vezaj, 55-vjeçar, i cili ka qenë duke mbledhur sanë, në momentin që rrufeja e goditi. Fqinjët e tij intervenuan duke ia dhënë ndihmën e parë, edhe pse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.

I njëjti u dërgua më pas në spital, por përkundër intervenimit të mjekëve, ndërroi jetë.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit