Ramush Haradinaj përsëri zgjidhet kryetar i AAK-së

Ramush Haradinaj është zgjedhur edhe për një mandat kryetar i AAK-së.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj për Nacionalen.

“Pjesëmarrës në këtë Kuvend ishin 528 delegatë. 518 nga ta ishin pro, dy kundër, tre abstenime dhe pesë të pavlefshme”, tha Blakaj.

Ramush Haradinaj në këtë Kuvend Zgjedhor të mbajtur, sot kishte qenë kandidati i vetëm.

Haradinaj është kryetari i vetëm që e ka pasur kjo parti që nga themelimi i saj në vitin 2000.

Kjo parti ditë më parë kishte përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë.

 

Më Shumë

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit