17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Djali në Prizren e rrah dhe ia vendos nënës thikën në fyt, i kërkon para për të blerë drogë

Një rast i rëndë është raportuar dje rreth orës 11:00 në Prizren, ku një 27 vjeçar ka rrahur nënën e tij.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që 52 vjeçarja kishte me djalin e saj, i cili vazhdimisht i kishte shkaktuar telashe nënës së tij.

I riu dyshohet se e ka sulmuar e më pas ia ka vendosur thikën në fyt, duke i kërkuar para për të blerë substanca narkotike.

27-vjeçari, i cili siç mëson Sinjali shumicën e mosmarrëveshjeve me familjarët i kishte shkaku i problemeve financiare, e ka kërcënuar me jetë nënën e tij.
Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast sot kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar dhe është përballur me pretendimet e nënës së tij për dhunën dhe kërcënimet.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’./GazetaSinjali/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të...

Lajmet e Fundit