6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Big Brother VIP këtë vjeshtë në Kosovë

Edhe një nivel i zhvillimit televiziv në Klan Kosova dhe Art Motion – edicioni zyrtar i Big Brother për herë të parë do të mbahet në Kosovë.

Kjo pasi që janë siguruar të drejtat për territorin e Republikës së Kosovës me Banijay Rights.

Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova.

Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format, 6,400 eliminime duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale.

Më Shumë

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit