14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kërcënohet me armë zjarri para shtëpisë së tij 20 vjeçari në Suharekë

Një rast i kërcënimit me armë të zjarrit ka ndodhur dje në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku viktimë është një 20 vjeçar.

Rasti është denoncuar në Polici në orët e pasdites dhe dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Isuf Demiri”.

I riu u përballë me një person, të veshur në të zeza, e me armë në duar, posa doli nga shtëpia e tij. Në mes të rrugës, i dyshuari ia ka drejtuar armën e zjarrit viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga frika që mund ta pësojë keq, 20 vjeçari ka arritur që të kthehet sërish në shtëpi dhe më pas ka njoftuar Policinë.

Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacione që çojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe inicimin e rastit./Sinjali

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter...

Lajmet e Fundit