7.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Në përvjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut, ‘Mbledhësit e Puplave’ do të prezantohet në shtatë qendra të Kosovës

Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë bashkëbisedën: “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut” me Fahri Musliun, Fadil Hysajn dhe Milazim Salihun, moderuar nga Aurela Kadriu, thuhet në njoftimin e MKRS-së, bashkëbisedim që do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ora 18:40 në RTK.

“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse.” është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.

Me këtë rast filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ do të shfaqet në 7 qendrat kryesore të Kosovës:

15.06.2022 Prizren

15.06.2022 Mitrovicë

15.06.2022 Pejë

15.06.2022 Gjakovë

15.06.2022 Ferizaj

16.06.2022 Gjilan

20.06.2022 Prishtinë./ KultPlus.com

Më Shumë

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Lajmet e Fundit