Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Serbi

Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në shtetin serb dhe sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë, “Dr Milan Jovanovi? Batut”, rasti është diagnostikuar dhe trajtuar terapeutikisht.

Diagnostifikimi laboratorik u krye në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve Torlak, raporton danas.

“Instituti kompetent territorial i shëndetit publik ka kryer hetim epidemiologjik të rastit dhe janë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit në përputhje me udhëzimet metodologjike të ekspertëve”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë më parë se Evropa është në “epiqendrën” e epidemisë globale të lisë së majmunëve.

OBSH e quajti epideminë globale “të pazakontë dhe shqetësuese”. Ata do të vendosin javën e ardhshme nëse do ta shpallin epideminë një emergjencë globale shëndetësore. /Tele

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Lajmet e Fundit