Kapet e mitura që u shpall në kërkim nga policia në Prizren për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të miturën që u shpall në kërkim më 10 qershor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Me ndihmën e qytetarëve, e dyshuara është identifikuar dhe policia është vënë në lëvizje, duke e shoqëruar në stacion policor, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura, 17-vjeçare (emër i njohur për redaksinë) dyshohet se ka blerë gjësende në një market, me kartëmonedhën e falsifikuar prej 500 eurosh.

Pasi u zbulua identiteti i saj, vajza është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të prindit, ku është përballur me provat e mbledhura kundër saj dhe e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet

Sinjali mëson se lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

“E kryjtem obligimin qytetar”- Çifti i Prizrenit vjen për të votuar nga Gjermania

Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarja e Kanal 10 ka intervistuar...

Lajmet e Fundit