Juventus përparon për Paredes

Leandro Paredes pritet të jetë zëvendësuesi i Arthur Melo-s në “Allianz Stadium”, sipas torinezes “Tuttosport”.

Argjentinasi do të largohet nga PSG këtë verë dhe Juventus-i është skuadra më e interesuar. Ish-lojtari i Empoli-t dhe Roma-s në Serie A ka qenë prej vitesh në fokusin e “Zonjës së Vjetër”.

Përsa i përketë, Arthur, ai pritet të përfshihet në negociata me Roma-n për Nicolo Zaniolo-n. Me largimin e tij, Juventus do hidhej në sulmin përfundimtar për Paredes.

Nga bardhezinjtë pritet të largohet edhe mesfushori francez, Adrien Rabiot. Ai ka kërkesa nga Premier League.

Paul Pogba do të jetë përforcimi i madh në merkato për Juventus-in. Ish-lojtari i Manchester United pritet që se shpejti të kryejë vizitat mjeksore. /Albanianpost.com

Më Shumë

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit