22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Zafir Berisha e kujton aksionin e UÇK-së të 7 korrikut ‘98

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shpalosur kujtime për aksionin e 7 korrikut të vitit 1998.

Ai tregon se si bashkë me bashkëluftëtarët ra në pritë të forcave serbe.

Postimi i Berishës në Facebook

Para 24 viteve, me 7 korrik 1998,

Gjatë një aksioni që kishim ndërmarrë gjashtë zonës së lirë të UÇK-së, së bashku me Lumni Berishën-Hanci dhe Besmir Shalën biem në pritë të forcave serbe që udhëhiqeshin nga komandanti i policis serbe në Prizren, Shekiq!

Në kohën sa zhvilloheshin luftimet, deri sa unë isha me pakë ushtar në vijën e parë të frontit, në krahin e djathët të vijës së frontit (Përpanikë) kishte mërri Agim Shala me luftëtar nga Jeshkova, derisa në prapavijën time kishtë ardhë Xhevat Berisha me shokë nga shtabi…

Pas disa orë luftimesh me forcat serbe që u zhvilluan te vendi i quajtur “Laku Billushës”, forcat okupuse serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen nga kishin ardhur.

Luftimet e 7 korrikut mobilizuan shumë djemë e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UCK-së, të cilët muarëm pjes në shumë beteja tjera, ku do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Rajonin e Vërrinit si në Tusuz, Lez, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Billushë, Arbëri, Poslishtë, Malësi e Vërrinit, Kushëndill, aksione luftarake që nuk u ndalën kundër okupatorit serbë në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.

Forcat serbe edhe pasë 7 korrikut, organizuan nje?sitet elite të tyre që me cdo kusht të më likuidonin, duke ngritur kurthe dhe prita të ndryshme, të cilat u treguan të pasuksesshme.

Lufta për lirin e Kosovës vazhdoj me shumë beteja në Prizren e kudo në Kosovë deri në clirimin e plotë të vendit me 12 qershor 1999, ku përfundimisht ju dha fund sundimit shekullor serbo-sllavê në tokat tona.

Me respekt i kujtoj gjithë ata luftëtar trima, disa prej të cilëve sot janë heroi të Kosovës!

P.S; Në përfundim e sipër të luftimeve, dua me respekt ta kujtoj ardhjen e tre gazetarve Qazim Thaqi, Agron Shporta dhe Asllan Bekteshi si dhe aktivisti tashmë i ndjerë nga KMDLNj Masar Shala me baskëpuntor, të cilët i dhan jehonën e merituar këtij triumfi të UÇK-së!
Me respekt Zafa

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit