Pronari i Chelsea shkon në Barcelonë, projektohen katër shkëmbimë lojtarësh

Pronari i Chelsea-t, Todd Boehly, fluturoi për në Barcelonë të enjten për të diskutuar një sërë transferimesh të mundshme.

Barcelona dëshiron mbrojtësit e krahut të Chelsea-t, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso dhe është e përgatitur të ofrojë lojtarë si pjesë e negociatave në vend që të paguajë.

Chelsea ka qenë i lidhur dhe me Frenkie de Jong, por ai do të preferon të bashkohet me Erik ten Hag te Manchester United.

Chelsea këtë merkato po kërkon të forcohet në të gjitha repartet. Blutë synojnë emra si Matthijs de Ligt nga Juventus, Cristiano Ronaldo nga Manchester United, si dhe Raheem Sterling, Nathan Ake dhe Oleksndr Zinchenko nga Manchester City.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit