Arrestohen në Vërmicë dy të dyshuar për shitblerje të drogës

Dy 23-vjeçarë janë arrestuar të hënën në pikën kufitare në Vërmicë, pasi zyrtarët policorë u gjetën qese me substancë narkotikë të llojit marihuanë, në veturën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të dyshuarit po lëviznin me automjet në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme, me ç’rast pas kontrollit policorë u zbulua një qese e plastikës me një sasi të caktuar të marihuanës.

Droga që u gjet u konfiskua, derisa sipas burimeve të Sinjalit, si prova janë sekuestruar edhe disa telefona, para e vetura e të dyshuarve.

Të rinjtë që po dyshohen për shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve janë shoqëruar për në Policinë në Prizren, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit