11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Berisha: Ose fitoj zgjedhjet, ose PD shuhet

“Ose do të fitohen zgjedhjet e ardhshme ndaj Edi Ramës, ose Partia Demokratike do të shuhet”.

Nuk ka rrugë të mesme për Sali Berishën, vetëm dy skenarë: Ose fitore, ose shpërbërje të partisë që bashkëthemeloi dhe e drejtoi për dy dekada, duke u rikthyer në majën piramidale të saj pas nëntë vjetësh qëndrimi “në hije”.

Protesta të pashtershme ndaj Qeverisë Rama, aksion opozitar dhe garanci se zgjedhjet nuk do të vidhen më. Këtë e ka garantuar Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili.

Më 7 korrik, në protestën që ai thirri, kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën, e cilësoi për të parën herë në karrierën e tij tridekadente politike, si “armik”.

“Jemi armiq, sepse ti ke parim vetëm pushtetin, ndërsa unë vetëm lirinë”, do të deklaronte Berisha gjatë tubimit politik.

Shpjegimin e termit armik, ai e dha po vetë;

“Nëse deri sot Edi Rama ka prekur votën e popullit, ai nuk do të mundet ta bëjë më me mua në opozitë. Vjedhja e votës e bën armik atë”, shpjegoi Berisha.

Pretendimi se Rama ka vjedhur votat, ishte i përsëritur më shumë se një herë nga kreu i Partisë Demokratike, i cili është rikthyer tashmë në frontin opozitar në Shqipëri.

Sipas Berishës, vetë raporti nga OSBE/ODIHR, e ka shpjeguar më së miri se zgjedhjet kanë pasur shumë problematika në vitin 2021.

Ndaj, mbi këtë premisë, ai parashtroi se “nëse Rama do të guxojë të vjedhë sërish votën opozitare, do të përballet me mosbindje civile”.

Në këtë rrafsh, Berisha praktikisht pohoi vetë se do të ketë jo vetëm protesta të radhës në Shqipëri, por edhe skenarë të tjerë të mundshëm jo vetëm politikë.

Mbi vetë protestën e 7 korrikut ndërkohë, ish-kryeministri deklaroi se ajo ishte ndër më të mëdhatë që ka organizuar ndonjëherë, duke e krahasuar me atë kundër Fatos Nanos, në aksionin opozitar përpara zgjedhjeve të vitit 2005. /Albanianpost.com

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit