9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Këta janë dy të rinjtë që u përleshën mes vete në Prizren, 21 vjeçari dyshohet për vrasje në tentativë

Një përleshje mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Rrustë Kabashi’ në qytetin e Prizrenit, ku si pasojë e therjes së shumëfishtë me thikë, mbeti i plagosur rëndë një 20-vjeçar.

Ai u gjet në gjendje të rëndë në një veturë nga shokët e tij të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari tjetër që u përfshi në rrahje, ishte arratisur nga vendi i ngjarjes. Por ai u kap pak më vonë nga njësitet policore, të cilët e shoqëruan në stacion për intervistim, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se dy të rinjtë të përfshirë në përleshje janë E. B. 20 vjeçar dhe V.  Z. 21 vjeçar.

V.Z.u arrestua nga Policia dhe iu nënshtrua tretmanit mjekësor pasi që edhe vetë kishte pësuar lëndime si pasojë e përleshjes me E.B., i cili u transferua për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se V.Z. ka rrëfyer në Polici se gjithçka ka ndodhur për shkak të një ngatërrese të mëhershme , me ç’rast dy të rinjtë fillimisht vetëm ishin fjalosur e që më pas kishte eskaluar situata në përdorim të mjeteve të forta si thika si dhe armëve të zjarrit.

Sipas V. Z. ka qenë E.B. ai i cili fillimisht ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij dhe si rrjedhojë deklaron se në vetëmbrojtje e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

I dyshuari tjetër, E.B, nuk është intervistuar ende nga hetuesit policorë, për shkak se siç mëson Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, gjendja e tij shëndetësore e është e rëndë dhe po vazhdon të trajtohet në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një gëzhojë, teksa Sinjali mëson se po vazhdojnë kërkimet edhe për armën e ftohtë, me të cilën dyshohet se u ther 20-vjeçari, E.B.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se dy të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

V.Z.do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë’, ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Ndërsa E.B. do të hetohet për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më Shumë

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Vdes veterani i UÇK-së nga Dragashi, Osman Shala

Ka vdekur veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dragashi, Osman Shala. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga bashkëluftëtarët e tij. “Sot...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit