Gjendet një mjet i pashpërthyer në Rahovec

Dje, rreth orës 17:40 përskaj rrugës lokale Bellacerkë – Celinë të komunës së Rahovecit, është gjetur një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.

Mjeti është hasur nga një bujk që po punonte fushën, i cili kishte njoftuar policinë. Njësitet policore bashkë me njësitin për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës anë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë tërheqjen e mjetit.

Sipas FSK-së, mjeti i pashpërthyer ishte projektil i topit dhe në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt kanë bërë shpërthimin e tij në vendin e ngjarjes.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit