Rahoveci, një nga gjashtë komunat përfituese të dy projekteve të rëndësishme

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se komuna që drejton është nga gjashtë komunat përfituese të dy projekteve të rëndësishme.

“Jam i gëzuar që sot, me përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare ASB (Arbeiter-Samariter-Bund Deutscheland), nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e dy projekteve të rëndësishme për komunën tonë, ku hyjnë funksionalizimi dhe rregullimi i hapësirës së jashtme të Qendrës për Qëndrim Ditor për të Moshuarit si dhe furnizimi i OJQ-së ‘Hareja’ me pajisje të teknologjisë së informacionit”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Vlera e projektit “Përkrahje Shume-Dimensonale Socio-Ekonomike për familjet në nevojë dhe institucionet” është 10.000 euro, 70 për qind e të cilave do të mbulohen nga organizata ASB, që përkrahet nga Qeveria e Gjermanisë, ndërkaq 30% nga Komuna e Rahovecit.

“Falënderoj përfaqësuesit e organizatës dhe Qeverinë e Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme të komunës sonë!”, ka shkruar kryetari Latifi.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit