14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Zhupë, 80 % e fermerëve e kultivojnë mjedrën

Kultura e mjedrës ka joshur shumë fermerë të Luginës së Zhupës që kohët e fundit është bërë mjaft fitimprurëse për shumë familje kosovare.

Ismet Osmani nga Reçani, e mbolli mjedrën në 20 ari tokë në vitin 2009. Nga viti në vit pati mjaft sfida, por tani është mjaft i kënaqur me të ardhurat që siguron nga kjo kulturë.

“80 % e fermerëve në Zhupë kultivojmë mjedrën . Kemi edhe boronicën , aroni dhe dredhzën . Mjedra po sjell një përfitim të madh në Kosovë . Për disa vite janë eksportuar tonelata të mjedrës , që ju kanë sjerllë përfitim fermerëve të rajonit tonë . Do të punojmë që ky produkt të bëhet prodhim strategjik i Kosovës . Në Zhupë janë 100 hektarë tokë të mbjella me mjedër , kemi dy fabrika për prodhimin e lëngjeve , prodhime të cilat eksportohen në Zvicër”, tha për RTK Ismet Osmani nga Reçani

Mjedra këtë vit është tregim suksesi në Kosovë, ka rendimet dhe çmim të lartë për njësi të sipërfaqes, thotë për RTK Kujtim Lepaja nga shoqata “Mjedra e Kosovës”
Ndërkohë, për këta fermerë së shpejti pritet që edhe komuna e Prizrenit të ndajë subvencione.

Në gjithë Kosovën 1500 hektarë tokë janë të mbjella me mjedër, e që janë vetëpunësuar mbi 3 mijë fermerë.

Më Shumë

Punime në rrugën “Medlin Ollbrajt” të Malishevës, mbyllet përkohësisht një pjesë e qarkullimit

Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Medlin Ollbrajt”, për shkak të punimeve...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit