Kurti: Qeveria është e përkushtuar ta përkrahë sektorin privat

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për nënshkrimin e kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB 2022).

Duke kujtuar se në dy vitet e fundit edhe vendi ynë është ballafaquar me pandeminë COVID-19, kryeministri Kurti tha se ‘si Qeveri në vazhdimësi kemi ndërmarrë masa të shumta përmes skemave të ndryshme, duke pasur për synim mirëqenien e qytetarit dhe të mirën publike’.

Në mesin e këtyre masave, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike e cila kap vlerën prej 570 milionë euro, ai veçoi mbështetjen e bizneseve përmes subvencionimit të pagave të punëtorëve dhe qirave, shtesat për Lehona dhe Fëmijë, shtesat për punëtorët e sektorit privat e publik dhe pensionistë, subvencionimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset, ndihmën për familjet në asistencë sociale, rritjen e mbështetjes për bujqësi dhe tash së fundmi skemën e punësimit të garantuar “Qeveria për Familjet”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

“Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar është edhe një tjetër skemë përkrahëse të cilën e kemi dizajnuar së bashku. Ajo synon zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve zhvillimore përmes krijimit të vendeve të reja të punës, përkrahjes së bizneseve të reja dhe atyre prodhuese, me qëllim të zvogëlimit të importeve, dhe në të njëjtën kohë edhe një dëshmi që qeveria është e përkushtuar që të përkrahë sektorin privat në shërbim të zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik”, tha kryeministri Kurti.

Ai i uroi të gjithë përfituesit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022 dhe u dëshiroi suksese dhe punë të mbarë në zbatim të projekteve.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit