Së shpejti fillon Panairi i librit në Prizren

Pas panairit të librit që u mbajt në Prishtinë, muaj më parë, një tjetër qytet në Kosovë që do të krijoj të njëjtën atmosferë është edhe Prizreni.

Në Prizren Panairi i Librit do të filloj me 27 korrik për të mbetur i hapur deri më 31 korrik, për 5 ditë me radhë.

Pjesëmarrës të Panarit do të jenë edhe Ditar Kabashi e Osman Goranci për të hapur diskutimet me publikun e lexuesit. Mbrëmjet e debateve në Panair të Librit në Prizren janë tashmë pjesë e programit të çdo edicioni.

Ky i sivjetmi është edicioni i 14-të më radhë i Panairit. Në mbrëmjet e Panairit buzë ‘Lumbardhit’ do të diskutohet me shkrimtarë e emra të letrave shqipe.

Panairit i Librit në Prizren mbështetet nga Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale dhe nga Komuna e Prizrenit./Express/ KultPlus.com

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit