27.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Grabitet një grua në mes të rrugës në Prizren, dy persona ia marrin me forcë zinxhirin nga qafa

Një grua është grabitur sot nga dy persona në njërën nga rrugët në qendër të qytetit të Prizrenit, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, derisa gruaja ishte duke ecur, kur papritmas i dalin përballë dy të rinj dhe ia grabisin nga qafa zinxhirin e arit.

Sipas informatave të para, Policia tashmë është njoftuar për rastin dhe kanë nisur hetimet.

Ajo që dihet deri më tani është se janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth lokacionit ku ndodhi grabitja dhe së shpejti pritet identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Prizreni godet sërish në merkato: Huazon portierin Enes Morina nga Malisheva

FC Prizreni ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje me KF Malisheva për huazimin e portierit të talentuar kosovar,...

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit