22 vjeçari në Suharekë e keqtrajton seksualisht një 14 vjeçar

Një rast tronditës i ka ndodhur një familje në Shirokë të Suharekës, ku djali i tyre 14-vjeçar dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht nga një person i moshës 22-vjeçare. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh, por tek dje është raportuar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është raportuar në Polici nga nëna e të miturit, e cila ka deklaruar se i dyshuari që tentoi t’ia dhunojë të birin është person i njohur për familjen e saj. Ky rast e ka shokuar atë prandaj ka kërkuar ndihmë nga Policia.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë vënë menjëherë në veprim dhe kanë nisur kërkimet për ta kapur të dyshuarin. Ai u arrestua në mbrëmje dhe u shoqërua në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe kanë nisur hetimet për mbledhjen e provave që dëshmojnë se i ndaluari ka abuzuar seksualisht me fëmijën 14-vjeçar.

/GazetaSinjali/

 

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit