Tentim vrasje në Prizren

Një burrë në Prizren është arrestuar dje pasi që sipas Policisë së Kosovës ai kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një burri por nuk e kishte qëlluar atë.

PK-ja ka bërë të ditur se njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari e kanë sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

“Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti në procedurë hetimore” është thënë në njoftimin e PK-së.

Kjo ngjarje njoftohet se ka ndodhur rreth orës 16:15.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit