Për një ditë, ATK mblodhi 500 mijë euro borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se trajtimi i borxheve të tatimpaguesve vazhdon të mbetet njëri ndër prioritetet e institucionit të ATK-së, për çfarë menaxhmenti i ATK-së në vazhdimësi është duke punuar dhe duke ndërmarrë masa për zvogëlimin e stokut të borxheve.

“Vetëm ditën e djeshme Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek nëntë (9) biznese, të cilat ndaj ATK-së kanë pas borxhe në vlerë 1.7 milion euro”, deklaron ATK-ja.

“Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u realizuar pagesa të menjëhershme të gjysmë milion euro nga ana e bizneseve borxhlinj, përderisa pjesa tjetër e borxhit do të vazhdoj të mblidhet duke u paguar me këste bazuar në marrëveshjet e lidhura”.

ATK-ja kërkojn nga të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë detyrime tatimore të pashlyera ndaj ATK-së, të vizitojnë zyrat e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme, me qëllim të njoftimit me mundësitë ligjore që ofrohen për kryerjen e pagesave / detyrimeve tatimore.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit