U aksidentua në Zvicër, vdes e reja shqiptare nga Tërpeza

E reja nga Tërpeza, Donika Bajrami, ka ndërruar jetë në një aksident në Zvicër.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të saj. Varrimi i të ndjerës nuk është caktuar ende.

“Njoftojmë të afërmit, miqtë e dashamirët që pas një aksidenti të rëndë sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë vajza, motra jonë, Donika Bajrami. Për varrimin e të ndjerës ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar në Facebook një familjare e viktimës.

Nuk është bërë akoma e ditur nëse nga aksidenti në fjalë ka të lënduar apo viktima të tjera.

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit