8.4 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Turqia thotë se eksportet e para të drithit ukrainas mund të nisin më 1 gusht

Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se ka gjasa të mëdha që anija e parë me eksporte të drithërave të largohet nga Ukraina më 1 gusht.

“Nëse të gjitha detajet kompletohen deri nesër, gjasat janë të mëdha që anija e parë do të largohet nga porti nesër”, ka thënë për televizionin turk, “Kanal 7”, zëdhënësi Ibrahim Kalin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më herët gjatë kësaj jave se Ukraina është e gatshme të nisë eksportet e miliona tonë drithërave, të cilat aktualisht gjenden në portet në jug të vendit.

Ai ka thënë se po presin nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që janë pajtuar që të mbikëqyrin dërgesat, që të nisin operimin.

Kievi dhe Moska nënshkruan marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në më 22 korrik, me synimin që të zhbllokohen tri portet ukrainase – në Odesa, Çernomorsk dhe Juzhni – që janë bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Marrëveshja mundëson që miliona tonë drithëra dhe plehra të mund të dërgohen në mbarë botën, teksa bllokadat në Ukrainë kanë nxitur një krizë ushqimore në botë.

Ukraina dhe Rusia janë dy prej eksportuesve më të mëdha në botë të drithërave.

Zelensky ka shkruar më 31 korrik në “Twitter” se të korrat e drithërave të Ukrainës mund të jenë përgjysmë më pak sesa zakonisht, për shkak të luftës.

Ai ka thënë se “qëllimi ynë kryesor është të parandalojmë krizën globale ushqimore të shkaktuar nga pushtimi rus. Megjithatë, drithi gjen mënyra alternative për t’u transportuar”.

Më Shumë

Nga një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim votash, ryshfet e kanosje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit që dyshohen për manipulim votash, kanosje, marrje dhe dhënie të...

Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit

Sot me fillim nga ora 13:00, në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Në këtë rast...

Lajmet e Fundit