Vdes legjenda e NBA, Bill Russell

Ikona e basketbollit botëror, Bill Russell, ka vdekur të dielën më moshën 88-vjeçare.

 

Russell arriti një sukses të madh në fund të viteve ‘50 dhe në dekadën pasuese, duke i fituar 11 tituj të NBA-së me Boston Celtics, ku i luajti që të 13 stinorët e tij më ligën elitare të basketbollit botëror, transmeton Klankosova.tv.

11 unazat e qendrës së Celtics mbeten rekord i largët për secilin individ që synon ta barazojë atë.

Përpos kësaj, Russell u shpall pesë herë lojtari më i vlefshëm në NBA, u zgjodh 12 herë All-Star, mes shumë arritjesh tjera individuale.

Ai po ashtu qe dy herë kampion kolegji me Universitetin e San Franciskos.

Russell njihej edhe për rivalitetin titanik me qendrën tjetër legjendare, Wilt Chamberlain.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit