2.9 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Prizren, kërkohet paraburgim për 17 të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë të caktojë masën e paraburgimit ndaj 17 personave, ndër ta edhe një i mitur, të cilët dyshohet se kanë kontrabanduar me migrantë.

Sipas kërkesës, të pandehurit me qëllim të përfitimit financiar ose dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të Kosovës, merren me kontabandimin e migrantëve që nga muaji mars, duke i futur mbi 700 migrantë brenda territorit të Kosovës që nga ajo kohë.

“Të udhëhequr nga kryesori prej tyre M.F.A., nga Bahreini, nga territori i Republikës së Shqipërisë ilegalisht kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës mbi 700 shtetas të huaj-migrantë, ku në fshatin Shkozë – Komuna e Prizrenit, janë pritur nga të pandehurit F.S., L.S., dhe A.S., si dhe B.A., dhe E.A., të cilët fillimisht i kanë strehuar në shtëpitë e tyre, iu kanë siguruar ushqim dhe fjetje e pastaj këta përmes telefonit kontaktojnë me të pandehurit L.U., Sh.M., U.E., A.K., dhe B.G., dhe F.G., të cilët me autobusë apo vetura personale i marrin migrantët, i transportojnë afër Stacionit të autobusëve në Prizren, i zbresin nga veturat, në këmbë i dërgojnë në Stacion, e pastaj të pandehurit L.U., dhe U.E., me autobusët e kompanive të tyre “B.R.” dhe “M.T” i transportojnë në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, aty të pandehurit B.B., dhe E.B., përmes linjës së rregullt të transportit të udhëtarëve të agjencionit ‘B.T’ si dhe i pandehuri L.Z., përmes kompanisë ‘L.T.’, migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku aty janë pritur nga të pandehurit F.I., dhe A.I., të cilët përmes auto-taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë-Serbi, tek vendkalimi kufitar në Jarinje, dhe aty përmes hekurudhës duke ecur në këmbë sërish ilegalisht i fusin në territorin e Serbisë, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, një elektroshok, 95 copë fishekë, tre autobusë, tri vetura, dy radiolidhje, 17 telefona celular, 1707 euro, 250 dinar.

Më Shumë

Arrestohet një person në Vërmicë nën dyshimini për dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet për dhënie ryshfeti. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur...

Kwame Vaughn rikthehet te KB Prizreni

Basketbollisti amerikan, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Pejës dhe gjatë sezonit 2020/21 luajti për Prizrenin, është rikthyer sërish në ekipin e...

Lajmet e Fundit