Mbrëmë i dështoi koncerti në Prishtinë, Unikkatil paralajmëron me e ‘kallë’ Prizrenin

Artistët shqiptarë këtë periudhë po vazhdojnë me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

E mbrëmë rep-artisti shqiptar Unikkatil kishte paraparë të mbante një koncert në Klan Arena, shkruan lajmi.net.

Shkak i numrit të vogël të pjesëmarrësve, artisti nuk doli në skenë dhe koncerti u anulua.

Ndërsa sot reperi me anë të një postimi në Instagram tregoi se sonte do të përformojë në Prizren, ku paralajmëroi se do e ‘kallë’ atje.

 

“Sonte, menzi presim Prizrenin me e kallë”, shkroi ai. /Lajmi.net/

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit