15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Propozohet dyfishimi i çmimit të rrymës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO ka kërkuar shtrenjtimin e rrymës, gjegjësisht dyfshim të çmimit. KESCO e ka arsyetuar kërkesën për shtrenjtim me mosdisbursimin e subvencioneve të premtuara nga Qeveria dhe me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Në njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë bëhet e ditur se KESCO sot ka dorëzuar propozimin për tarifat e reja të energjisë elektrike.

“ZRRE është duke shqyrtuar arsyeshmërinë e propozimit të FSHU-së dhe në ditët në vijim do të njoftojë publikun për veprimet që do të ndërmerren nga rregullatori”, thuhet në njoftim.

Tarifat e reja të propozuara nga KESCO:

 

Aktualisht tarifa e ulët për ata që shpenzojnë nën bllokun prej 800 kWh është 2.89 centë për kWh, ndërsa e larta për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më pak se ky bllok tarifor është 6.75 centë për kWh. Propozimi i KESCO-s është që me tarifat e reja çmimet të ngrihen në 5.43 centë për kWh si tarifë të ulët dhe 12.68 centë për kWh për tarifë të lartë. Derisa ka propozuar që shtrenjtimi të vlejë si për ata që shpenzojnë më pak se 800kWh në muaj, ashtu edhe për ata që e tejkalojnë blloktarifën.

Sipas propozimit të KESCO-s, tarifa e lartë aplikohet nga ora 07:00 deri në ora 22:00, për periudhën 1 tetor deri më 31 mars. Ndërsa nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lartë aplikohet prej orës 08:00 deri në ora 23:00.

“Pas pranimit të arsyeshmërisë së detajuar, ZRrE do të shqyrtojë kërkesën e FSHU-së për të parë nëse tejkalohet pragu i materialitetit prej 5% i të hyrave të FSHU-së dhe plotësohen kushtet e Rregullës për të Hyrat e FSHU-së që të hapet Shqyrtimi i Jashtëzakonshëm i tarifave me pakicë për konsumatorët e rregulluar të energjisë elektrike” , thuhet në njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Më Shumë

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik. Sipas...

Sonte ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës

Sonte, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit – një përballje që pritet të jetë...

Lajmet e Fundit