Begaj në Kosovë: UÇK-ja, faqe e ndritur që bën krenar çdo shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një konferencë të përbashkët me homologen Vjosa Osmani në Prishtinë, ka ofruar  mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Ai ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.

“Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vi në shtëpinë e shqiptarisë, aty ku shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Faleminderit për pritjen e ngrohtë vëllazërore. Jam i nderuar të jem në Prishtinë në vizitën time të parë si president. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy republika dhe një komb. Së bashku duhet të luftojmë për të ruajtur paqen”, ka thënë Begaj.

Më tutje, Begaj ka folur edhe për luftën e UÇK-së. Ai ka thënë se UÇK-ja është faqe e ndritur e çdo shqiptari.

“UÇK-ja, faqe e ndritur që bën krenar çdo shqiptar. Hapja e negociatave me BE për Shqipërinë një hap shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Unë sigurova presidenten Osmani për mbështetjen e Shqipërisë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Begaj.

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Lajmet e Fundit