Digjet një veturë në Dragash

Një person ka njoftuar se vetura e tij është djegur komplet si pasojë e zjarrit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën në fshatin Restelicë, Dragash.

Tutje në raport, bëhet e ditur se ankuesi dyshon se zjarri është shkaktuar nga disa persona të panjohur me të cilët kishte një mosmarrëveshje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vetura e tij është djegur komplet si pasojë e zjarrit. Ankuesi dyshon se zjarri është shkaktuar nga disa persona të panjohur me të cilët kishte një mosmarrëveshje. Rasti në hetime”, thuhet në raport./ PrizrenPress.com

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit