10.1 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

ABK: Bizneset mund të humbin 1 milion euro në ditë nga mungesa e energjisë

Ndërprerja e energjisë elektrike po u shkakton humbje bizneseve dhe ekonomisë së vendit. Ndërtimtaria dhe gastronomia janë fushat që janë prekur më së shumti. Kryetari i AKB-së Agim Shahini tha se nëse vazhdon problemi me energjinë humbjet do të jenë 1milion euro në ditë, duke e pasur parasysh përdorimin e gjeneratorëve dhe shtrenjtimin e naftës.

 

Ndërprerja e energjisë elektrike në pikë të verës po u nxjerrë telashe kompanive ndërtuese. Pronari i një kompanisë të ndërtimit  Jahir Morina tha se ndërprerja e energjisë i ka shkaktuar rreth 30% humbje në ditë. Ai tha se kjo po i kthen ata 20 vite mbrapa.

“Reduktimet e energjisë elektrike sidomos  ne sektorin e ndërtimtarisë  edhe gastronomisë humbjet janë jashtëzakonisht të mëdha na ka kthyer 20 vite mbrapa dhe po ndodhë  në pikun e valëve të punës sepse dihet që është sezona e ndërtimi. Çdo reduktim 2 ore po na shkakton humbje 30% te orarit të punës gjatë ditës. Ne start jena me 25% humbje çdo ditë edhe me blerje të gjeratoreve jemi kthyer mbrapa. Ne nuk mund te funksionojmë me ndërprerje te energjisë”.
Ndërsa problemet me energjinë kanë prekur edhe  gastronominë. Pronari i një kafeneje në lagjen Dardania në Prishtinë po thotë se gjatë reduktimeve ata po detyrohen të mbyllin lokalin sepse nuk po mund të shërbejnë.

“ Gjatë ndërprerjes së rrymës në po e mbyllim lokalin sepse nuk po mund të shërbejmë kafe e as të bëjmë pagesa”.

Mungesën e energjisë elektrike nuk e kanë pritur fare mirë bizneset e vendit. Përfaqësuesi  i tyre kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini i tha Radio Kosovës se humbjet do të jenë të mëdha nëse vazhdohet me reduktime. Madje ai tha se kjo do i kushtoj ekonomisë e bizneseve të vendit 1 milion euro në ditë.

“ Humbjet në ekonominë dhe bizneset e Kosovës do të ishin diku rreth 1 milion euro në ditë duke përdorur gjeneratorët si alternativë qoftë në sektorin e prodhimit qoftë të shërbimeve duke pasur parasysh se nafta tani është shtrenjtuar dhe kjo do të ishte goditje në këtë krizë për biznesin vendor, por edhe për investitorët e huaj “.
Krahas pagesave të faturave të energjisë në veri ai tha se qeveria  duhet të  subvencionoj energjinë sepse është organi kryesor i çdo sektori të ekonomisë.  E Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga qeveria të krijohet një fond i veçantë për përkrahje të bizneseve për humbjet që po u shkaktohen nga ndërprerja e energjisë.Rtklive

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i përmbyllës i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt, përmbyllës për vitin 2025, i mekanizmit koordinues me akterët që merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

Kamioni me beton godet për vdekje një person në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësor. Rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit