11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Pupovci: I kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor

Ministria e Arsimit ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2022/2023.

Sipas zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, mësimi do të fillojë më 1 shtator, ndërsa nuk dihet nëse do të nisë në këtë datë për shkak të grevës edhe në sektorin e arsimit. Ndërkohë, njohësit e arsimit thonë se duhet të gjenden forma të tjera sindikale për të shprehur pakënaqësitë.

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë komunale të Arsimit, kanë bërë të ditur se çdo gjë është gati për fillimin e procesit mësimor, përveç në disa shkolla të cilat janë në përfundim të renovimeve. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë për Radio Kosovën, se përgatitjet janë bërë që mësimi të fillojë më 1 shtator, ndërsa për grevën e mësimdhënësve ai theksoi se veprimet për ndërprerjen e procesit mësimor nuk kanë arsyetim.

“Po, mund të konfirmoj se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor. Natyrisht, Sindikata gëzon të drejtën e garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj edhe të drejtat e nxënësve për shkollim. Këto dy çështje duhet të balancohen dhe sigurisht të gjenden forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë, përveç të pengimit të procesit mësimor”, tha ai.

Për paralajmërimet e grevës në sistemin arsimor, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, tha për Radio Kosovën se cikli i vazhdueshëm i këtyre paralajmërimeve është shpërqendruese për komunitetin arsimor.

“Me Ligjin e ri të Pagave, vërehet një përkushtim institucional karshi profesionit të mësimdhënies dhe rritjes në pagë. Besoj se kjo do të ishte e mjaftueshme që ndërprerja e procesit mësimor të mos konsiderohej, por kërkesat e tjera sindikale të arriheshin të negocioheshin me forma të tjera të reagimit sindikal”, tha ai.

Ndërkohë, sa u përket teksteve shkollore, ato tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla. Zëvendësministri i Arsimit, Dugagjin Pupovci, ka bërë të ditur se kostoja e teksteve këtë vit është më e lartë, rreth 15 milionë euro, për shkak të faktit se të gjitha janë tekste të reja./Radio Kosova/

Më Shumë

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin për...

Lajmet e Fundit