Kryetari i Komunës: Mund të garantoj, s’ka zyrë ruse në Dragash

Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, ka mohuar edhe njëherë informacionet për një zyrë ruse në këtë vend.

Xheladini tha në Frontal të T7 se këto infomracione ia ka përcjellur Policisë.

“Posa e kam lexuar informacionin të cilin e ka dhënë TV Opoja se në Dragash ekziston një zyrë ruse, gjegjësisht një organizatë humanitare e cila ndan ndihma pas orës 16:00. Unë këtë informacion ia kam përcjellë komandantit të stacionit të Policisë në Dragash”, tha ai.

Xheladini thotë se s’ka zyrë ruse në Dragash.

“Unë mundem me garantu që zyrë ruse në territorin e Komunës së Dragashit nuk ka. Mirëpo a ekziston ndonjë shoqatë humanitare që shpërndan ndihma, nuk mund ta di”, tha ai.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit