16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Murati: Qeveria procedon ligjin e pagave, stafi arsimor të fillojë punën

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në një konferencë për media, ka bërë me dije se qeveria ka proceduar ligjin e pagave.

“Si qeveri e kemi proceduar ligjin pagave, dhe është në konsumime të ndryshme dhe do të del në konsultime publike. Në shtator kur të kthehet kuvendit nga pushimet, projektligji do të procedohet në kuvend, në këtë projektligji janë marrë parasysh edhe kërkesat e mësimdhënësve, për ruajtjen e pozitave që janë tepricë teknologjike. Sektori i arsimit është i prioritet i qeverisë së Kosovës, përkundër plotësimit të kërkesave, nga BSPK dhe SBASHK se do të fillojë grevën”, tha ai, raporton RTKLive.

Sipas tij e drejta grevave është e drejtë, por grevistët kur hyjnë në grevë, kompensohen nga sindikatat. Ai tha se stafi arsimor të rikthehet në punë, në të kundërtën nuk do të paguhen.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në këtë konferencë ka folur edhe për përkrahjen e personelit shëndetësor, përkundër që nuk ka qenë kërkesë e sindikatës, por ka qenë vullnet dhe vendim i qeverisë.

Murati vlerësoi e me grevën paralajmëruar nga mësimdhënësit, do të humbin nxënësit, por edhe mësimdhënësit, pasi që ata nuk do të paguhen për këtë periudhë greve.

“Edhe Ligjin e parasheh për grevat, nëse ka punëtorë që nuk janë pajtuar me grevën dhe janë duke punuar, ata do të paguhen, ata që do të jenë pjesë e grevës nuk do të paguhen dhe ata duhet të kompensohet nga sindikatat ”, theksoi ai.

Më Shumë

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Gjendet 13 vjeçarja nga Suhareka, dyshohet se është dhunuar seksualisht

Është gjetur në Vushtrri  13-vjeçarja nga Suhareka, e cila  u denoncua e zhdukur nga familja e saj. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije...

Lajmet e Fundit