26 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Jasharaj: Punëtorët e arsimit do të jenë në grevë, nxënësit s’kanë çka të shkojnë në shkollë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë nëse do ta gjenin një zgjidhje së bashku me Qeverinë, procesi mësimor do të fillonte nesër. Sipas tij kërkesat nuk janë plotësuar dhe për këtë arsye punëtoret e arsimit do jenë në grevë.

“Kjo do të vazhdojë derisa qeveria fillon dhe bisedon me ne”, tha Jasharaj.

Më tej ai kërkoi nga prindërit ta mirëkuptonin sepse sipas tij, s’ishte vullnet i tyre, por siç thotë ai, nuk kishin zgjidhje tjetër.

” Fatkeqësisht duhet t’i drejtohem prindërve dhe nxënësve për mirëkuptim, s’ishte vullnet i yni, por s’kishim zgjidhje tjetër. Për hir të sigurisë së nxënësve, angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria për dialog dhe lus prindërit që të mos enden rrugëve të shkojnë në shkollë kot. Greva do të zgjasë më pak nëse qeveria ulet dhe fillon realizimin e kërkesave tona”, theksoi ai.

 

 

“Nxënësit s’kanë çka të vijnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë të cilën nuk e deshën por s’patën zgjidhje tjetër. Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit, por edhe punëtorëve të tjerë”, shtoi Jasharaj.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar të gjithë prindërit se janë bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë nesër.

Më Shumë

OVL e UÇK-së letër deputetëve, kërkohet shkarkimi i kryeparlamentarit Dimal Basha

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka dërguar letër të gjitha grupeve parlamentare të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në të cilën kërkohet shkarkimi i...

Prizreni gati për fillimin e vitit të ri shkollor

Drejtoresha e Arsimit në Prizren,Luljeta Veselaj - Gutaj, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar një fillim të...

Kërkimi

Lajmet e Fundit