3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Thaçi pret debat konstruktiv për miratimin e buxhetit

Thaci7-03Kryeministri Hashim Thaçi thotë se buxheti i vitit 2014 është buxhet i zhvillimit dhe reformave, i progresit dhe i krijimit të vendeve të reja të punës. Një ditë para debatit në Kuvend për buxhetin, përmes rrjetit social Facebook, ai është shprehur se nga të gjitha partitë politike pret një debat konstruktiv, për miratimin e këtij buxheti.Siç e ka bërë zakon tashmë, kreu i qeverisë Hashim Thaçi ka vazhduar të shprehet përmes rrjetit social Facebook. Ai sot ka përsëritur qëndrimet e tij rreth buxhetit të Kosovës për vitin 2014. Sipas tij, ky buxhet nuk do të duhej të trajtohet si një buxhet i shkëputur vjetor, por më shumë si një buxhet me efekte afatgjata dhe i integruar në Kornizën afatmesme ekonomike dhe fiskale të Qeverisë.

Kryeministri Thaçi tha se sikurse gjatë viteve të kaluara, edhe për vitin 2014 dhe vitet në vijim, pritet të ketë rritje ekonomike, që në vitin 2014 norma e rritjes pritet të jetë 4.1 për qind, ndërsa mesatarja për vitet në vijim 4.6 për qind. Këto norma të rritjes janë ndjeshëm më të larta se ato të shteteve fqinje. Kosova kështu vazhdon me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkan, përkundër krizës globale financiare dhe ekonomike që ka futur në recesion edhe disa nga fqinjët tanë, është shprehur ai.

Total shpenzimet për vitin 2014 pritet të jenë në nivelin prej 1 miliard e 590 milion euro. Ai ka sqaruar se buxheti për Paga dhe Mëditje pritet të ketë një rritje të konsiderueshme për të akomoduar rritjen e premtuar të pagave të të gjithë kategorive të shërbyesve civilë. Rritje është planifikuar edhe në kategoritë tjera buxhetore, duke përfshirë edhe Subvencionet dhe Transferet.

Sa i përket shpenzimeve kapitale, ato pritet të jenë në vlerë prej 531 milion euro. Ky buxhet do të mundësojë vazhdimin e investimeve në të gjitha fushat me prioritet – dhe ajo që është shumë e rëndësishme – do vazhdohet me investime në infrastrukturën rrugore, duke përfshirë edhe Autostradën Prishtinë – Shkup si dhe ndërtimin e shumë projekteve tjera të rëndësishme, në mesin e tyre edhe ndërtimin e autorrugëve M2 dhe M9, respektivisht rrugët për Mitrovicë dhe Pejë.

Si edhe gjatë viteve të kaluara, Buxheti 2014 mbi të gjitha siguron qëndrueshmëri fiskale dhe përmirësim të mirëqenies për të gjithë qytetarët. Buxheti ka marrë notë të lartë nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Buxheti i vitit 2014 është buxhet i zhvillimit dhe reformave, i progresit dhe i krijimit të vendeve të reja të punës.

Prandaj nesër, nga të gjitha partitë politike, pres një debat konstruktiv në Parlamentin e Kosovës, për miratimin e buxhetit për vitin 2014, ka thënë kreu i qeverisë në profilin e tij.

Më Shumë

Suhareka hap dyert për mërgimtarët, siguron parkingje falas për festat e fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që tri parkingje të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit. Ai ka...

Qytetari dorëzon në polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në...

Lajmet e Fundit