2.6 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Erdogan: Greqia nuk ka vlerë për NATO-n dhe janë gjithashtu fqinj të këqij

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, iu referua marrëdhënieve mes këtij vendi dhe Greqisë, si dhe ndikimit të mundshëm të këtyre marrëdhënieve në një aleancë ushtarako-politike siç është NATO.

Ndër të tjera, Erdogan komentoi edhe deklaratat negative të Greqisë për anëtarësimin e Turqisë në NATO.

“NATO është e fortë nëse Turqia është në të. NATO nuk është e fortë pa Turqinë. Qëndrimi negativ i Greqisë ndaj NATO-s nuk i dobëson marrëdhëniet tona me atë organizatë”, tha Erdogan para gazetarëve.

Presidenti turk komentoi edhe sjelljen e Greqisë gjatë misionit të zbulimit të aeroplanëve turq mbi Egje dhe Mesdheun lindor dhe i cilësoi veprimet e Athinës akt armiqësor.

“Greqia ka provokuar NATO-n dhe aleatët e saj duke rritur qëndrimin e saj armiqësor, i cili filloi të reflektohej përmes ngacmimit të hapësirës sonë ajrore dhe deri në aktivitetin e sistemit S-300 kundër avionëve turq F-16. Megjithatë, duhet thënë se Greqia nuk ka asnjë vlerë reale për NATO-n”, tha ai.

Kreu i Turqisë komentoi edhe lëvizjet e Greqisë në fillim të javës dhe tha se Greqia është një fqinj i keq.

“Për fat të keq, ky fqinj i keq vazhdimisht ngacmon Turqinë në mënyra të ndryshme në Detin Egje. Dëshirojë të sqaroj edhe një herë se forcat tona detare, tokësore dhe ajrore nuk do të bëjnë kurrë kompromis në asnjë lloj ngacmimi”, tha presidenti turk.

Më Shumë

Kamioni me beton godet për vdekje një person në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësor. Rasti ka ndodhur...

Kjo është gjendja e 19-vjeçarit që u ther me thikë nga një 13-vjeçar në Prizren

19-vjeçari që u ther me thikë nga një 13-vjeçar sot në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.   https://prizrenpress.com/421746-2h/ Këtë e konfirmoi...

Lajmet e Fundit