16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Jasharaj pas takimit me presidenten: Greva do të vazhdojë

Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut, pas takimit që pati me Presidenten Vjosa Osmani, tha se ajo është e gatshme të angazhohet në gjetjen zgjidhjeve dhe për të ndalë grevën, por pa u realizuar kërkesat që i kanë ndaj qeverisë, nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

 

“Problemi ka ardhur deri këtu ë mungesë të dialogut, ne e lutëm që ajo të ndikojë të ulemi me qeverinë dhe të bisedojmë. I tham asaj që pakoja me 50 euro, nuk është e qartë. Ne i tham asaj që nga 100 euro deri sa të bëhet Ligji i Pagave”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij nga takimi i sotëm kemi një moment të ri. “Unë ia bëra me dije asaj, se fatkeqësisht se greva do të vazhdojë. Kemi kërkuar nga presidentja që të shfrytëzoj autoritetin për të realizuar dialogun. Pako është e mirëseardhur por ne qëndrojmë prapa kërkesave tona”, tha ai.

Për kritikat e Kurti ndaj mësimdhënësve, sipas tij nuk e di se ku i ka marrë Kurti të dhënat për nxënësit analfabet. Jasharaj bëri me dije se presidentja u kë karkuar grevistëve për të ndalë nga kjo gjendje dhe që mësimi të fillojë. “Brenda ditës mund të zgjidhjet problemi, nëse ka vullnet”, theksoi ai.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit