13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Evropa në zemër

Nga Hajdar Mallaku 

(Në Parlamentin Evropian)

Në Strasburg,
Si vizitor,
Hyra i trembur
Në Parlamentin Evropian.

Jo për fajin e atdheut tim,
As për timin,
A mos për gjuhën e ndarë në dysh
Në mes të Lindjes dhe Perëndimit.

Si kambanë alarmi
Rrinë porositë e tij për ne,
Andej Lindja ndjellakeqe
Rrënon urën e baladës së re.

Si rrëcok pule
Tërhiqemi andej e këndej
E ne ende s’e shtrëngojmë dorën,
Dorën me diell të botës së re.

Te porta fjala shqip e policit:
“Mirësevini në Kuvendin e Demokracisë”,
Ndërsa në kuvendin e urtakëve
Orakulli pret flamurin tonë të pjekurisë.

Kush më mirë se Rilindasit
U lutën për besimin e ri;
Për ku ishim thirrja na fton:
Dielli lind andej nga perëndon.

Strasburg, 28. VII. 2022

Më Shumë

Prizreni diskuton rishikimin e Grantit të Performancës Komunale me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land, si dhe...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit