10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Hoti viziton Hardh Fest, e vlerëson si ngjarje unike (FOTO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar festivalin Hardh Fest të cilin e ka vlerësuar si ngjarje unike.

Hoti ka thënë se kjo ngjarje e nisur nga presidenti Rugova është brenduar edhe falë organizatorëve të cilët i ka quajtur kreativ.

Tutje, Hoti ka thënë se ky është vetëm fillimi i cili do ta dërgojë Rahovecin në organizimin e një panairi ndërkomëtar të verës.

Këtu keni statusin e plotë:

“Ju ftoj ta vizitoni Hardh Festin për të shijuar verën dhe mikëpritjen e prodhuesve të verës në Rahovec, si dhe muzikë të mirë në mbrëmje.

E nisur nga Presidenti Rugova, kjo ngjarje unike në Kosovë tani është brenduar falë organizatorëve, të cilët me kreativitet kanë përgatitur program shumë të pasur.

Besoj se ky është vetëm fillimi drejt një panairi ndërkombëtar të verës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Më Shumë

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit