18.7 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Nga 4 shtatori i zhdukur, Policia Rajonale e Prizrenit kërkon ndihmë për ta gjetur 27-vjeçarin

Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një 27-vjeçari të raportuar të zhdukur që nga 4 shtatori.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se personi i zhdukur është Melidin Adili, nga fshati Borje i Shqipërisë.

Për herë të fundit thuhet se është parë nga shokët e tij të punës, në vendin e quajtur Zhilibeg, që gjendet në afërsi të fshatit Brod të Komunës së Dragashit, ku kishte dalë për të mbledhur boronica.

Për gjetjen e tij, përveç Policisë se Kosovës dhe Shqipërisë, janë angazhuar edhe FSK’ja dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, por pa rezultate.

“Peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Njoftimi i plotë:

Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.

Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga shokët e tij të punës , me datën 04 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.

Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .

Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

Peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri .

 

Më Shumë

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Kryeziu: Presidentja Osmani mund të shpëtojë Kosovën nga kriza

Ditën e djeshme e para e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur gatishmëri për një takim bashkë më liderët e partive politike. E lidhur me këtë...

Lajmet e Fundit