15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Mbretëresha largohet nga Balmoral për herë të fundit, arkivoli i saj shoqërohet nga Princesha Anne

Dashamirët me lot në sy po i japin lamtumirat e tyre për Mbretëreshën pasi që arkivoli i saj u largua nga Balmoral e shoqëruar nga Princesha Anne e cila ishte në gjendje të zymtë për të filluar udhëtimin gjashtë orësh drejt Edinburgh, ku do të ekspozohet trupi i saj.

Teksa drita e diellit thyente nëpërmjet mjegullës së mëngjesit, vetura e cila barte Mbretëreshen e cila ndërroi jetë se fundmi, kaloi përmes portave të shtëpisë së saj në Highland – me vërshimin e butë të Lumit Dee, një nga zhurmat e pakta që mund të dëgjoheshin, teksa një grup i banorëve lokal ishte shikonte me qetësi.

Disa minuta më vonë, vetura e varrimit kaloi nëpërmjet Ballater ku fshatarët- shumica e të cilëve e njihnin personalisht Mbretëreshën – hodhën lule në rrugë.Një qetësi e madhe ra teksa njerëzit i ulnin kokat e tyre dhe Lord Lejtnantët nga Aberdeenshire dhe Kincardineshire qëndronin duke shikuar me vëmendje jashtë kishës në Glenmuick.

Tani me një motoçikletë të vetme e cila ndiqet nga gjashtë vetura e udhëheq rrugën, vetura e varrimit po udhëton me një ritëm të ngadaltë nëpërmjet fshatrat mahnitëse të Aberdeenshire, me Princeshën Anne dhe burrin e saj, Zëvendës Admiralin Sir Tim Laurance që gjenden menjëherë pas saj me një Bentley shtetëror.

Më herët, arkivoli me dru lisi i Mbretëreshës i mbështjellë nga Royal Standard, u bartë në veturë nga gjashtë rojtarë në pronën e Balmoral, pasi ata i thanë përshëndetjet e tyre të fundit me të.

Pas udhëtimit prej 273 kilometrave në Pallatin e

Holyroodhouse, arkivoli do të qëndrojë gjatë natës në dhomën e fronit. Njoftimet do të lexohen në parlamentet e deleguara të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut në Edinburg, Cardiff dhe Belfast. /Telegrafi/

Më Shumë

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Lajmet e Fundit