Sot pritet të ketë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, duke filluar që nga orët e mëngjesit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 60 kilometra në orë.

Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27 gradë Celsius./MeteoKosova

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit