7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Prizren, hapet Kampi Veror 2022

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj mori pjesë në hapjen e Education Unlimited – Kampit Veror 2022, që këtë vit po mbahet në Prizren.

Totaj theksoi se kjo Shkollë Verore është ndër ngjarjet më të rëndësishme që kontribuon në edukimin, arsimimin dhe rrjetizimin e fëmijëve tanë, për më tepër, mundëson shkëmbimin e ideve dhe të përvojave si dhe shërben për hapjen e horizonteve të reja për fëmijët tanë dhe për fëmijët evropian.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kryetaren e Education Unlimited, Kerstin Zielosko dhe anëtarin e nderit të Education Unlimited, Luan Krasniqi.

May be an image of 13 people, people standing and outdoors

“Fëmijët e adoleshentët tanë duhet të bashkëveprojnë, të mësojnë së bashku, të njihen e të shkëmbejnë përvojat e dijet e tyre, që në këtë mënyrë të ndërtohet mendësi e re në shoqeritë tona, ku këta të rinjë, do t’i zhvillojnë vendet tona dhe do të kontribuojnë për integrimin dhe bashkërendimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë”, tha Totaj.

Mbështetja e këtij aktiviteti është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria Federale për Familje, të Moshuar, Gra dhe të Rinj e Gjermanisë.

Kryetari Totaj nxënësve u uroi suksese ndërsa organizatorët i përgëzoi për këtë iniciativë që shërben në ngritjen intelektuale dhe argëtimin e të rinjve./ PrizrenPress.com

May be an image of 10 people, people standing and indoor

Më Shumë

Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren

Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës. Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e...

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

Lajmet e Fundit