3.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

“Unë t’vras”/ Burri në Mamushë kërcënon me vdekje fqinjin e tij për shkak të parkingut të lokaleve

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve të Kosovës lindin për arsye të ndryshme. Ato shpesh herë eskalojnë në ofendime, të shara e kërcënime në drejtim të njëri-tjetrit, madje duke shpërthyer edhe përleshjet fizike. Një problem i kamotshëm mbeten edhe parkingjet të cilat bëhen mollë sherri për njerëzit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Mamushë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me vdekje fqinjin e lokalit ngjitur me lokalin e tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici një 53-vjeçar, i cili ka deklaruar se i dyshuari e ka kërcënuar duke i thënë se e vret. E gjithë kjo ngatërresë mes tyre dyshohet se ka ndodhur pas një fjalosjeje për parkingun e lokaleve.

Përballë kësaj situate, ai ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, të cilët në koordinim me Prokurorinë Themelore kanë bërë kërkesë për bastisje në shtëpinë  e të dyshuarit, pasi që sipas viktimës ai posedon armë zjarri ilegale. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit dhe Policia, bashkë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Lajmet e Fundit