15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Qeveria përballet me një tjetër krizë, sektori privat bëhet gati t’i hyjë grevës

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, bëri të ditur se tanimë janë në përgatitjet e tyre të fundit për të hyrë në grevë.

Azemi pretendon se Kurti dhe Murati kanë bërë lojë me të gjithë punëtorët e sektorit privat, pasi sipas tij, brenda këtij viti janë dëmtuar 3 herë radhazi nga Qeveria aktuale.

“Ne jemi duke bërë përgatitjet e fundit për të hyrë në grevë. Megjithatë kemi thënë edhe më herët që nuk duam ta rëndojmë më shumë situatën aktuale që gjendemi. Ne jemi duke kërkuar që edhe gjendja e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, duhet të përmirësohet. Në këtë vit, Qeveria e Kosovës na ka dëmtuar 3 herë radhazi ne punëtorëve të sektorit privat. Sipas të gjitha gjasave, kryeministri Kurti dhe ministri i financave Murati, bënë një lojë kur thanë se janë duke i stimuluar të gjithë punëtorët e sektorit privat me nga 50 euro, në qoftë se kompanitë privat e bëjnë të njëjtën gjë”, tha Azemi në Tëvë 1.

Ndërkaq, Azemi tha se do u konvenonte t’i marrin nga 100 euro, mirëpo theksoi se kanë pranuar t’i marrin vetëm mjetet e Qeverisë, pra 50 euro.

“Por, realisht doli se paska qenë një lojë ndaj sektorit privat të Kosovës dhe jemi jashtëzakonisht shumë të dëmtuar”, shtoi ai tutje.

Më Shumë

Ish-zëvendësministri Hoxha: Kosova është në krah të SHBA-së, s’ka vend për panik se mund të ketë sulme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në një prononcim për FrontOnline është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale ku disa përdorues serbë...

Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në...

Lajmet e Fundit