Abdixhiku fton Baljen për bashkëpunim, deputetja mohon kalimin në Grupin Parlamentar të LDK-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.

Abdixhiku me Baljen ka diskutuar për zhvillimet dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes partive.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Deputetja Balje për Klan Kosova ka mohuar mundësinë e bashkimit me Grupin Parlamentar të LDK-së.

“Takimi me Lumirin ka qenë i fokusuar në zhvillimet politike në vend. Qëndroj në njoftimin e LDK-së dhe mohojë mundësitë për ndonjë mundësi kalimi në LDK. Ditëve në vijim do ta takoj edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë dhe kryetarët e partive të tjera”, tha Balje për Klan Kosova.

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit