19.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Ramushi ia “pa sherrin” Blerimit!

Ramush haradinaj dhe blerim shalaRamush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se mbështetja që i dhënë Qeverisë në procesin e dialogut me Serbinë e ka dëmtuar këtë parti në zgjedhjet e fundit lokale. Megjithatë, në AAK konsiderojnë se dialogu është proces shumë i rëndësishëm për Kosovën, përderisa është ngritur dilema nëse do të vazhdoj edhe më tutje të jetë pjesë e dialogut nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka pranuar se kjo parti është dëmtuar nga pjesëmarrja më dialogun më Serbinë, sepse, siç thotë ai, është nënkuptuar si përafrim me Qeverinë e Kosovës, kështu që qytetarët e Kosovës duke dashur ta ndëshkojnë pushtetin aktual e kanë ndëshkuar edhe AAK-në.

“Në çështjet nacionale kemi qenë bashkëpunues dhe do të jemi bashkëpunues, sepse nuk mund të jemi indiferent ndaj proceseve në Kosovë dhe kjo në njëfar forme i është përshkruar Aleancës si përafri me Qeverinë dhe normalisht që ka kushtuar edhe me votë”, ka deklaruar Isufi, shkruan Zëri.

Ai më tej ka shtuar se partia e Haradinajt nuk e ka shqyrtuar pozicionin e saj në dialog, megjithatë, sipas tij, AAK gjithmonë do të kontribuojë në çështjet e rëndësishme për vendin.

“Nuk e kemi shqyrtuar pozicion tonë ndaj bisedimeve, por mund të them se për çështje nacionale ne do të jemi konstruktiv dhe nuk mund të tërhiqemi nga ato që janë vendime të mëdha të vendit”, ka përfunduar ai.

Në anën tjetër, analisti Halil Matoshi ka deklaruar se këto zgjedhje janë karakterizuar me ndëshkimin e keqqeverisjes dhe sipas tij në këtë rast përafrimi i AAK-së me PDK-në, partisë së Haradinajt i ka kushtuar me humbjen e disa komunave me të cilat ka qeverisur deri tani. Por Matoshi ka shtuar se pjesëmarrja e AAK-së në dialog ka ndikuar vetëm tek një pjesë e vogël e votuesve. Prandaj, sipas tij, nuk mund të thuhet se pjesëmarrja në dialog është faktori kryesor në rezultatet e AAK-së. /Zëri/

Më Shumë

Instituti “Katalea” për vrasjen e vajzës nga i ati në Prizren, alarm për reflektim dhe veprim shoqëror

Instituti për Psikologji dhe Kriminologji “Katalea” me seli në Prizren përmes një reagimi ka vlerësuar se vrasja e vajzës 15-vjeçare nga i ati në...

Aksident mes dy kamionëve në Carralevë, lëndohet rëndë njëri nga shoferët

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në Carralevë. Të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda. Lajmin...

Lajmet e Fundit