15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

“Jo për ju, por për të mbrojtur flamurin”

Kombëtarja shqiptare po kalon një periudhë të vështirë. Kuqezinjtë zhgënjyen totalisht në këtë edicion të Nations League, duke u renditur në vendin e 3-të.

Në sfidën e fundit, tifozët, të zemëruar me të drejtë, nuk pranuan duartrokitjet e lojtarëve në fundin e sfidës me Islandën (1-1), duke iu përgjigjur atyre thjeshtë me vërshëllima.

Tifozat Kuq e Zi kanë bërë sot një postim në rrjetet sociale ku u bëjnë të qartë futbollistëve se situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptojnë se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!

“Tifozat Kuq e Zi kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë! Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.

Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim. Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi. Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund të tregoni cilësitë tuaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!

Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për t’u parë. Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë! E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria, nuk ka asgjë!” – shkruan TKZ.

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Policia në Prizren shton kontrollet për rripin e sigurimit

Njësitë policore të NJRTRR në Prizren kanë intensifikuar kontrollet në terren për përdorimin e rripit të sigurimit, në kuadër të Planit Operativ “Roadpol –...

Lajmet e Fundit